Hapësire reklamuese

Aktualitet

Me ‘’Toyota’’, 24-vjeçari përplas për vdekje kalimtarin. Ngjarja te Kthesa e Patosit

Shkruar nga Newsbomb

Me ‘’Toyota’’, 24-vjeçari përplas për vdekje kalimtarin te Kthesa e Patosit.

‘’Më datën  05.09.2016, ora 05:30  në aksin rrugorr Fier-Berat,  në vendin e quajtur "Kthesa e Patosit", mjeti tip Toyota me targa AA 876 OF i cili drejtohej nga shtetasi Bako Telhaj, 24 vjeç, banues në Skrapar, ka aksidentuar rëndë shtetasin K.B, 65 vjeç, banues në fshatin Grecalli Fier, i cili gjeti vdekjen në Spitalin Rajonal Fier.

Eshtë shoqëruar në Komisariatin e Policisë Fier drejtuesi i mjetit, shtetasi Bako Telhaj.

Grupi hetimor ndodhet në vendgjarje  dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti.’’, jep detaje policia.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll