Hapësire reklamuese

Politikë

Me tone të ashpra Berisha liston para mijëra demokratëve DËSHTIMET e Bashës: Dorëzoi sovranitetin e partisë për të shpëtuar kokën e tij, burracak që nuk kishte karakter të dorëhiqej

Shkruar nga Newsbomb
Me tone të ashpra Berisha liston para mijëra demokratëve

Ish-kryeministri Sali Berisha gjatë fjalimit të tij në Kuvendin i cili po zhvillohet në stadiumin “Air Albania”, ka listuar të gjitha dështimet e Lulzim Bashës.

Berisha tha se në këto 8 vite Partia Demokratike nën drejtimin e Bashës ka përfunduar si një forcë politike e cila la jetim 620 mijë shqiptarë të cilët i besuan votën e tyre.

Ish-kryeministri tha se kreu i PD-së për të shpëtuar “kokën e tij”  dorëzoi sovranitetin, sepse nuk kishte karakter që të jepte dorëheqjen.

“Por në fakt ndërtoi monumentin e ligjit. Në 8 vite ne përfunduam si një forcë politike që nuk shihte. Partia Demokratike pas zgjedhjeve të 2021 nga të cilat ai shpalli masakrë elektroale dhe ato të tilla ishin, mbeti jetime vota e 620 mijë shqitarëve sepse lulzim basha u kujdes për karrigen e tij, u kujdes për marrëveshjen me kreun e meduzes vendosi të sistemonte Partinë Demokratike ta shndëronte atë në një fasadë, në një shtojcë të vërtetë të narko shtetit shqiptar. Pasi tradhtoi votën tuaj, pasi tradhtoi votën e shqiptarëve ai vazhdoi në rrugën e tij duke bërë krimin më të shëmtuar që një udhëheqës politik mund të kryejë.

Dorëzoi sovranitetin për të shpëtuar kokën e tij, sepse burracakët nuk kishte karakter të jepte dorëheqjen. Pas kësaj ai shkelmoi instalo në krye të pd forumet anti demorkatike, përjashtoi drejtues së saj nga funksionet drejtuese pa asnjë analizë, sulmoi në mënyrë të tepërt partnerët tanë, formunin rinor të PD dhe lidhjen demokratike të Gruas.

Në 8 vite Lulzim Basha partia e vlera konservatore e spostoi majtas, majtas dhe vetëm majtas. Ai ngushtoi hapësirat për të përndjekurit politik, ngushtoi hapësirat për pronarët, shtylla të mbijetesës në kohët më të vështira të kësaj partied he në fund me qëllimet e tij dëshmoi se jo vota, jo vlerat e demokracisë që drejtonte, por parimet e partive të majta ishin pasioni dhe vullneti I tij.

Në këto kushte të shumtë ishin ata që besuan se PD do të shkrihej. Se PD ishte një forcë që mbaroi misionin e saj, se ajo ështënjë forcë që nuk fiton dot”, tha ai.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll