Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Showbiz

“Më tmerruan familjen”, Gjiko revoltohet pas akuzave se ka abuzuar me një të mitur: Më thanë pedofil...

Shkruar nga Newsbomb
“Më tmerruan familjen”, Gjiko revoltohet pas akuzave se ka

Reperi i njohur kosovar, Gjiko, ka bërë një reagim së fundmi lidhur me ngjarjen e rëndë në Prishtinë, ku një 11-vjeçare u abuzua nga 5 persona.

Ai iu përgjigjet atyre që e gjejnë fajin për këtë brez që po rritet te artistët të cilët nuk promovojnë asnjë vlerë përmes këngëve të tyre.

“Ju që po na gjykoni neve si artistë për influencë të keqe a po e dini që fëmijët tuaj nëpër shtëpitë e juaja kanë qasje nëpër faqe pornografike 99% dhe nuk keni asnjë pikë kontrolli çka fëmijët tuaj bëjnë nëpër telefona e tableta. Edhe mos mendoni që na dëgjojnë vetëm neve artistëve shqiptarë por edhe artistët internacional. Sa i përket degjenerimit global, na jemi vrima e fundit e kavallit. Edhe mos harroni, ne bëjmë muzikë për të rritur e jo për fëmijë”, shkruan këngëtari..

 Duke iu referuar akuzave  se edhe “ai e ka droguar një të mitur dhe më pas e ka përdhunuar”, Gjiko thotë se po pret vendimin e gjykatës. Ndër të tjera ia theksoi se pak kohë më parë mediet “e përfolën”, për këtë rast, duke shtuar se përmes këtyre lajmeve “i tmeruan” familjen.

“E sa më përket mua, më paskan përgojuar emrin prapë. Nuk ka dert. Më nuk foli për këtë rast por pres me fol gjykata. Krejt ju që po më paragjykoni, po më thuani pedofil, dhunues etj. Asnjëri nuk keni faj. Faj kanë ato portale që e kanë me mua personalisht. E fakturën ata kanë me e la me ligj. E kam cekur edhe një herë që nuk e kam dhunuar e as droguar askënd e aq ma pak një të mitur. Një burrë i vërtetë flet një herë edhe nuk ka nevojë me rrejt. Për mu si me rrejt si me dhunu, e njëjta marre është. Falemnderoj krejt ata që nuk janë duke më paragjykuar dhe po më mbështesin cdo ditë. Drejtësia ka me fol”, deklaron ai.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll