Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

‘Më thonë PLAKO ku shkuan lekët’, Rama jep shpjegimin për fondet: Donatorët nuk i hedhin paratë në xhepin e qeverisë, i investojnë vetë

Shkruar nga Newsbomb
‘Më thonë PLAKO ku shkuan lekët’, Rama jep shpjegimin

Kryeministri Edi Rama i shoqëruar nga bamirësi Elvis Naçi dhe ministri i Rindërtimit Arben Ahmetaj kanë vizituar Thumanën, për të ndjekur më nga afër procesin e ndëertimit të shtëpive për banorët e prekur nga tërmeti i 26 nëntorit.

Rama tha se ka shumë persona që i thonë se ku kanë shkuar lekët dhe hedhin baltë mbi qeverinë, por duhet të dinë se donatorët i shpenzojnë vetë ato lekë në projekte rindërtimi.

Rama: Kjo është edhe një zonë simbol e gjithë tragjedisë dhe simbolika e një bashkiumi mes një kontributi të shumë shqiptarëve përmes donacionit. Një kontribut që nisi nga Kosova që ka dhënë angazhimin për një shumë të konsiderueshme dhe shtetit që ka ndërtuar një infrastrukturë, që jep një mesazh shumë të bukur.

Elvis Naçi: Ka pasur një paragjykim, ideja e vonësës. Por ka patur nevojë që infrastruktura të bëhet gati prandaj është vonesa.

Edi Rama: Unë shpresoj që Visi ta kuptojë taksiratin tim kur hedhin baltë. Një projekt nuk fillon kur sheh këta këtu, por kur bëhet gjithë studimi dhe financimi vihet në funksion, pastaj bëhet kontrata dhe infrastruktura e në fudn shtëpitë. Më bëhet qejfi që hëngra ca copa balte se thoshin ku i çove lekët.

Elvis Naçi: Lekët janë të gjitha aty. Unë e di që shteti ka patur mundësi ta bëjë edhe vetë, por faleminderit që na latë edhe neve të marrim pjesë.

Rama: Shteti ka patur mundësi të bëjë shumë gjëra por jo të gjitha gjërat. Ne jemi falenderues për këtë kontribut, por në një pikë ne detyrën bëjmë.
Më thonë ku shkuan lekët plako? Lekët nuk shkuan gjëkundi sepse donatorët nuk i hedhin lekët në xhepin e qeverisë. Lekët që vënë në dispozicion i shpenzojnë vetë.
Rrofshi që na jeni bashkuar për të ngrënë një tasë balte, se ne tase kemi ngrënë shumë por tashmë u bashkuat edhe ju.

Elvis Naçi: Ishte kaos i madh, tashmë çdo gjë po shkon mbarë. Dua të falenderoj kryeministrin që na dha mundësinë të fillojmë.


Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll