Tirana
broken clouds
13.5 ° C
13.5 °
13.5 °
62 %
3.6kmh
75 %
Pre
13 °
Sht
15 °
Die
13 °
Hën
10 °
Mar
9 °
E premte, 3 Dhjetor, 2021
spot_img

‘Më thanë do të vrasim vëllain 5 vjeç’, zbardhet dëshmia e të miturës që shfrytëzohej seksualisht nga çifti në Tiranë (EMRAT-DETAJE)

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

a181896fa56917f31911dce5ab4945e7

Është zbardhur dëshmia e 17-vjeçares që shfrytëzohej për prostitucion nga çifti Gerald Mali dhe bashkëjetuesja e tij Evisa Mema.

Ajo ka thënë para autoriteteve se çifti e kërcënoi me jetën e vëllait të vogël dhe të mamasë, në mënyrë që të punonte për ta. Dhe si duket nga frika vajza ka rënë pre e një rrjeti prostitucioni.

Ajo ishte përpjekur disa herë që të shpëtonte nga gracka e tyre, derisa më në fund arriti të marrë guximin dhe të denoncojë tutorët e saj. Adoleshentja ka treguar edhe shenjat e dhunës në vende të ndryshme të trupit.

“Më dërguan në një hotel tek ish-Shkolla e Bashkuar dhe për disa ditë me radhë kam qëndruar aty duke kryer marrëdhënie seksuale kundrejt pagesës, me klientët që i sillnin ata të dy. Unë vetë nuk merrja para nga “puna” që bëja, përveç ndonjë pakete cigaresh apo diçkaje për të ngrënë. Nuk mund të duroja dot më në atë gjendje dhe vendosa t’i shkruaja një shoku. Këtë e bëra që të mashtroja Geraldin dhe Evisën e të ikja prej tyre. Ata më lejuan të largohem, por pak më vonë shkuan në shtëpinë time dhe më morën vëllanë 5 vjeç, duke më kërcënuar që do ta vrasin nëse nuk shkoja tek ata. Iu kërkova vetëm pak minuta kohë sa të vishesha dhe të bëja tualet. Kur ata po prisnin jashtë shtëpisë, unë dola nga dera e pasme dhe shkova në Polici, ku i denoncova”, ka thënë para hetuesve 17-vjeçarja.

Çifti i dyshuar i tutorëve, Gerald Mali (Stamolla) dhe Evisa Mema u arrestuan nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë dhe dje dolën para Gjykatës ku u caktua masa e sigurisë “Arrest në burg”.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img