Një ngjarje e rëndë tronditi Kucovën në orët e vona të mbrëmjes së djeshme, pasi një 64-vjecare u gjet e pajetë në kanal e gjysëm e zhveshur dhe e mbuluar me gjethe.
Viktima u identifikua si Fatime Suli, e cila ishte vrarë nga komshiu i saj Fetah Marra, 58-vjec. Në dëshminë e tij Marra ka pranuar autorësinë e krimit të rëndë, teksa ka rrëfyer se viktima kishte refuzuar t’i jepte borxhin prej 600 mijë lekësh dhe 58 vjeçari e vrau pa iu dridhur qerpiku.
“I kërkova borxhin prej 60.000 lekësh, mu përgjigj nuk ta jap, më tregoi bërrylin, më qëlloi me gurë dhe pastaj e mbyta me krah”, ka rrëfyer ai përballë hetuesve.
Autori u pa të largohej nga vendi i ngjarjes dhe më pas u kap nga policia në stanin ku punonte si bari.