Hapësire reklamuese

Aktualitet

Me telefon në vesh dhe duke drejtuar urbanin, shoferi gjobitet nga "Rrugorët" e Tiranës (VIDEO)

Shkruar nga Newsbomb
Me telefon në vesh dhe duke drejtuar urbanin, shoferi gjobitet nga

Shoferi i një prej linjave të urbanëve që lëvizin në Tiranë është gjobitur nga Policia Rrugore, pasi është konstatuar duke përdorur celularin gjatë drejtimit të autobusit. Rasti ka ndodhur sot, në orën 12.00, në pikun e qarkullimit të mjeteve dhe qytetarëve që zgjedhin transportin publik.

"Rrugorët" e kryeqytetit kanë konstatuar shoferin dhe e kanë gjobitur.

"Drejtuesi i autobusit qarkullon duke përdorur aparatin celular gjatë drejtimit të autobusit", thuhet në fletën e gjobës që është prerë për shoferin e urbanit me inicialet N.B. Ky shtetas është gjobitur me 80 mijë lekë të vjetra, shkruan newsbomb.al.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu