Tirana
broken clouds
10.5 ° C
10.5 °
10.5 °
93 %
2.6kmh
75 %
Pre
18 °
Sht
16 °
Die
16 °
Hën
14 °
Mar
11 °
E premte, 9 Dhjetor, 2022

Me telefon në dorë, Tom Doshi shkon në Kryeministri (Foto)

spot_img

Lajme të ngjashëm

Tom Doshi është parë ditën e sotme duke hyrë në godinën e Kryeministrisë, ku ndodhet edhe kryeministri Edi Rama.

Nuk dihet nëse Doshi ka zhvilluar një takim me kryeministrin apo me dikë tjetër brenda godinës së kryeministrisë.

Ajo që dihet është se pas shpalljes “non grata” nga SHBA, Rama njoftoi se i kishin shkëputur marrëdhëniet me ish-aleatin.

Kujtojmë që mbrëm u njoftuan dhe disa ndryshime drejtuesish politikë të PS në qarqe. Ministrja Elisa Spiropali tashmë do të jetë drejtuese politike në Shkodër, duke zëvendësuar Edona Bilalin. Kjo e fundit erdhi si risi në Partinë Socialiste, por duket se nuk arriti të bëjë bashkë shkodranët.

Pandeli Majko është një tjetër emër që rikthehet në strukturat organizative të partisë. Edi Rama i ka besuar atij drejtimin e qarkut të Kukësit, një bastion ku socialistët nuk janë dhe aq të fortë.

Më shumë




spot_img








spot_img