Tirana
clear sky
2.5 ° C
2.5 °
2.5 °
75 %
2.1kmh
0 %
Enj
15 °
Pre
17 °
Sht
17 °
Die
16 °
Hën
12 °
E enjte, 30 Mars, 2023

“Më të mëdha se në Kosovë e Serbi”, Rama: Ja sa do rriten rrogat nga marsi i vitit të ardhshëm

Lajme të ngjashëm

Gjatë komunikimit javor, kryeministri Edi Rama ka folur edhe për rrtjen e rrogave dhe pensioneve. Rama tha se nga 1 marsi i vitit të ardhshëm rroga minimale do të rritet më shumë se asnjëherë më parë duke ia kaluar edhe Serbisë e Kosovës. Për këtë, sipas Ramës, janë gati të ndahen 100 milion dollarë.

 

“Frutet e para të reformave do të ndahen me të gjithë ata që garantojnë reformat me punën dhe gjykojmë se është koha, jo thjesht për të rritur rrogat për të gjithë punonjësit e shtetit me radhë, por për t’i dhënë po ashtu përmes një rritjeje shumë të ndjeshme të rrogave mesazhin të vetëdijes time dhe kësaj shumice qeverisëse për rolin e tyre në zbatimin e këtyre reformave. Falë këtyre reformave, sot Qeveria është gati të zhvendosë 100 mln dollarë për vitin e ardhshëm, që është shuma më e madhe e vënë ndonjëherë në dispozicion”, deklaroi ai.

Por sa do të ndjehet kjo shumë në xhepat e buxhetorëve, Rama zgjodhi të krahasojë këtë shifër me atë të vënë nga dy mandatet e Partisë Demokratike në pushtet.

“Qeveria e mëparshme, ndau nga buxheti i shtetit për rroga dhe pensione, 124 milionë dollarë në 8 vjet, ndërsa ne jo vetëm i ndajmë në një vit buxhetor, por duke llogaritur edhe 100.4 milionë dollarë që janë ndarë në këto tri vite nga ulja e taksës mbi rrogën, plus 40 mln dollarë nga i njëjti mekanizëm i uljes së taksës vitin e ardhshëm, arrijmë që falë kësaj faze të parë reformash të spostojmë në xhepat e punonjësve tanë dhe pensionistëve, 240.4 milionë dollarë brenda një mandati të vetëm”, deklaroi Kryeministri.

Përfituesit më të mëdhenj nga kjo rritje duket se do të jenë ata që përfitojnë aktualisht rrogën minimale.

“Pas kësaj rritjeje, rroga minimale në vendin tonë do të jetë më e lartë se në Kosovë, Serbi dhe në Malin e Zi dhe pak më e ulët se në Maqedoni sepse ne do ta rrisim atë me rreth 35 përqind.

Më shumë