Tirana
scattered clouds
17.5 ° C
17.5 °
17.5 °
77 %
1kmh
40 %
Enj
27 °
Pre
28 °
Sht
29 °
Die
31 °
Hën
30 °
E enjte, 17 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Me targa franceze dhe emigrantë në bagazh, SHÇBA arreston tre persona që shtireshin si policë

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

946a169b17f8ffdb3b0840f080127dec

Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat ka arrestuar tre persona të akuzuar për trafikimin e disa emigrantëve sirianë nga Korça drejt Elbasanit.

SHÇBA bën me dije se tre të arrestuarit po transportonin 8 emigrantë të cilët i kishin fshehur në bagazhin e makinës, ndërsa përdornin edhe shenja që do t’i bënin ata të ngjanin si zyrtarë të policisë.

Njoftimi i plotë:

Drejtoria Rajonale e SHÇBA Elbasan-Korçë arrestoi 3 shtetas të akuzuar për veprën penale “Ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit”

Drejtoria Rajonale e SHÇBA-së Elbasan-Korçë, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë si dhe në bashkëpunim me strukturat e DVP Korçë, në kuadër të procedimit penal për veprën penale “Ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit”, finalizoi me sukses operacionin “Lugina”, ku u bë e mundur arrestimi në flagrancë i tre shtetasve:

– A. L., 49 vjeç;

– E. Ç., 53 vjeçe;

– S. Q., 46 vjeçe.

Arrestimi i këtyre shtetasve u bë pas një hetimi disa mujor me metoda speciale. Dje rreth orës 12:20 në aksin rrugor Bilisht – Korçë, në bashkëpunim me njeri-tjetrin, këta shetas janë kapur duke transportuar 8 shtetas sirianë pranë fshatit Zëmblak, kundrejt shumës prej 350 euro për person.

Në momentin e arrestimit këta shtetas kanë tentuar të largohen me forcë duke mos ju bindur urdhërit të punonjësve të policisë për të ndaluar. Transportin e kryenin me automjetet autoveturë, Audi me targë AB 589 CM, Renault me targë AB 312 CF dhe Mercedes Benz me targë AA 666 CR. Me qëllim për tju shmangur kontrolleve të policisë, shtetasit e huaj nga Lindja e Mesme i kishin fshehur në bagazhet e autoveturave.

Në cilësinë e provave materiale u sekustruan 5 aparate celulari, 3 automjete, 1 tabelë sinjalizuese,1 palë targa franceze dhe sende të tjera.

Materialet proceduriale u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprat penale “Ndihma për Kalim të paligjshëm te kufijve”, “Mosbindje ndaj urdhërit të punonjësit të Policisë”, “Mbajtje pa të drejtë e uniformës”.

Hetimet në kuadër të këtij procedimi penal po vazhdojnë.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img