Tirana
broken clouds
17 ° C
17 °
17 °
82 %
1.3kmh
75 %
Hën
21 °
Mar
23 °
Mër
23 °
Enj
18 °
Pre
14 °
E hënë, 17 Maj, 2021
spot_img

Me snajper në shtëpi dhe shpërndarës lëndësh narkotike, arrestohet 29-vjeçari në Vlorë (EMRI)

spot_img

Lajme të ngjashëm

Një 29-vjeçar në Vlorë ka rënë në prangat e policisë pasi akuzohet për trafikim të lëndëve narkotike dhe për armëmbajtje pa leje.

Policia njofton se në pranga ka rënë shtetasi Klaudjo Xhaferaj, 29 vjeç, banues në Vlorë.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e këtij shtetasi, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale dhjetëra doza me lëndë narkotike të dyshuar cannabis sativa, një armë zjarri snajper, 64 fishekë dhe një palë dylbi optike.

Njoftimi i policisë:

Finalizohet operacioni policor i koduar “SIG”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve dhe armëmbajtjes pa leje.

Operacioni i zhvilluar nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Forcën Operacionale në DVP Vlorë.

Sekuestrohen një armë zjarri snajper, një sasi municioni luftarak, dhjetëra doza me  lëndë narkotike kanabis dhe një palë dylbi optike.

Vihet në pranga poseduesi i tyre.

Në vijim të kontrolleve të ushtruara në të gjithë qarkun e Vlorës, me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve dhe armëmbajtjes pa leje, bazuar në informacionet e marra në rrugë operative se në lagjen “Partizani”, Vlorë, një shtetas mbante në banesë, armë zjarri pa leje, si dhe ushtronte veprimtari kriminale në fushën e shpërndarjes së lëndëve narkotike, u organizua dhe u finalizua operacioni policor i koduar “SIG”, si rezultat i të cilit u bë kapja dhe arrestimi i shtetasit K. Xh., 29 vjeç, banues në Vlorë.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e këtij shtetasi, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale dhjetëra doza me lëndë narkotike të dyshuar cannabis sativa, një armë zjarri snajper, 64 fishekë dhe një palë dylbi optike.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprime të mëtejshme hetimore.

spot_img

Më shumë

spot_img
spot_img