Tirana
clear sky
0.5 ° C
0.5 °
0.5 °
86 %
2.1kmh
0 %
Hën
12 °
Mar
12 °
Mër
12 °
Enj
14 °
Pre
14 °
E hënë, 28 Nëntor, 2022

Me shumicë votash, Senati amerikan miraton anëtarësimin në NATO të Finlandës dhe Suedisë

spot_img

Lajme të ngjashëm

Senatorët amerikanë me shumicë votash miratuan pro për anëtarësimin në NATO të Finlandës dhe Suedisë.

Ky votim historik synon forcimin e bllokut të mbrojtjes së NATO mes luftës së Rusisë në Ukrainë. NATO zyrtarizoi ftesën e saj për Suedinë dhe Finlandën për t’u bashkuar me aleancën në fund të qershorit dhe vendimi duhet të shkojë në parlamentet dhe legjislaturat e 30 vendeve anëtare për ratifikim përfundimtar.

Presidenti Joe Biden dërgoi protokollet për ratifikim në Senat në korrik, duke i hapur rrugën votimit, i cili duhej të miratohej nga dy të tretat e Senatit për të pasur sukses. Rezultati përfundimtar i votave të Senatit ishte 95 me 1.

Udhëheqësi i shumicës në Senat, Chuck Schumer njoftoi të martën se votimi për miratimin e rezolutës së ratifikimit për aplikimin e Suedisë dhe Finlandës në NATO do të bëhet dhe tha se ai kishte ftuar ambasadorët nga Finlanda dhe Suedia të bashkohen në galeri gjatë debatit dhe votimit.

“Aleanca jonë e NATO-s është themeli që ka garantuar demokracinë në botën perëndimore që nga fundi i Luftës së Dytë Botërore. Kjo forcon NATO-n edhe më tej dhe është veçanërisht e nevojshme në dritën e agresionit të fundit rus,” tha Schumer në komentet nga foltorja e Senatit.

Më shumë




spot_img








spot_img