Tirana
broken clouds
24 ° C
24 °
24 °
35 %
4.1kmh
75 %
Hën
23 °
Mar
22 °
Mër
23 °
Enj
18 °
Pre
19 °
E hënë, 17 Maj, 2021
spot_img

Më shumë të shëruar se sa raste pozitive, dalin shifrat e Kosovës, 7 vdekje nga Covid

spot_img

Lajme të ngjashëm

IKSHPK e Kosovës ka bërë publike shifrat e fundit sa i takon situatës së koronavirusit në vend.

Gjatë 24 orëve janë kryer 3252 testime nga të cilat 335 kanë rezultuar pozitive.

Fatmirësisht janë shëruar 484 qytetarë, por fatkeqësisht kanë humbur jetën 7 persona nga covid.

Njoftimi i IKSHPK

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, si dhe laboratoret publike dhe private me metodën RAT, janë testuar gjithsej 3.252 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 335 raste pozitive.

Brenda 24 orëve janë raportuar 7 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Fushë-Kosovë 1 rast (67 vjeç), Gjakovë 1 rast (88 vjeç), Gjilan 1 rast (81 vjeç), Mitrovicë 1 rast (84 vjeç), Novobërdë 1 rast (50 vjeç), Pejë 1 rast (63 vjeç), Prishtinë 1 rast (84 vjeç).

Numri total i rasteve pozitive është 103.815 raste nga 517.734 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 2.125 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 484 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 90.812 raste, kurse numri i rasteve aktive është 10.878.

Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 55 raste, Ferizaj 32 raste, Mitrovicë 31 raste, Pejë 25 raste, Gjakovë 21 raste, Podujevë 21 raste, Klinë 19 raste, Prizren 19 raste, Vushtrri 18 raste, Fushë-Kosovë 12 raste, Lipjan 11 raste, Gjilan 10 raste, Shtime 9 raste, Skenderaj 9 raste, Drenas 6 raste, Malishevë 5 raste, Suharekë 5 raste, Deçan 4 raste, Kaçanik 4 raste, Obiliq 4 raste, Viti 4 raste, Dragash 3 raste, Kamenicë 3 raste, Hani i Elezit 2 raste, Zubin-Potok 2 raste, Rahovec 1 rast.

Mbuloni gojën dhe hundën me maskë!

Mbani higjienën!

Respektoni distancën!

spot_img

Më shumë

spot_img
spot_img