Hapësire reklamuese

Aktualitet

Më shumë se kurrë investime nga "Green Coast", projekti kryesor mbi 1 mld euro

Shkruar nga Newsbomb

Shqipëria renditet ndër shtetet evropiane me rritjen më optimiste përsa i përket numrit të turistëve në dy vitet e fundit. Rritja e numrit të turistëve ka qenë e qëndrueshme dhe ky është një tregues që kjo prirje do të jetë e njëjtë edhe për vitet në vijim.

Numri i turistëve nga Kosova vijon të jetë në rritje. Por, përveç rritjes së numrit të turistëve, Shqipëria po ecën me ritme të larta edhe me investimet private në sektorin e turizmit. Për këtë flitet më pak pavarësisht së është hapi i parë drejt ndërtimit të një industrie të qëndrueshme turizmi. Falë investimeve serioze në këtë sektor janë rritur kapacitetet pritëse por edhe standardi i ofruar.

Në këtë mënyrë Shqipëria ka nisur të pozicionohet më denjësisht në garën me vendet e rajonit të cilët kanë disa vite që performojnë në nivele të larta.

Në Shqipëri, por edhe në rajonin e Ballkanit Perëndimor, investimi më i madh mbetet Green Coast, investim i BALFIN group. Bëhet fjalë për një investim prej më shumë sesa 1 miliard euro i cili ka vendosur një standard të ri në turizmin shqiptar. Përveç pozicionimit në pjesën më të bukur të rivierës shqiptare, Green Coast është i vetmi kompleks që ofron facilitete të standardeve të larta. Parkim nëntokësore, park lojërash për fëmijët, qendër tregtare, restorante, bare, plazh i certifikuar si Blue Flag, dhe shumë shërbime të tjera të aksesueshme janë mirëmenduar për të krijuar kushtet më të mira për turistët dhe rezidentët. Kjo e bën Green Coast projektin më ambicioz në turizmin shqiptar ku përveçse është më i kërkuari nga turistët e huaj mbetet edhe më i preferuari nga individë që duan të investojnë në pasuri të paluajtshme.

Drejtor Ekzekutiv i NAREA (National Albanian Real Estate Association), Reinaldo Pipiria veçon investimet ne bregdet si mundësi mjaft të mirë për të investuar. “Kërkesa nga individë që duan të investojnë në rezidenca bregdetare është në rritje. Kjo për faktin se kanë parë rritjen e vazhdueshme të çmimeve dhe përmirësimin e shërbimit të mirëmbajtjes. Projekte si Green Coast garantojnë rritjen me shpejtësi të vlerës së pronës falë vendndodhjes strategjike por edhe ofrimin e shërbimeve. Janë këto që njerëzit kërkojnë dhe janë pikërisht këta faktorë që çojnë në rritje të vlerës së pronës nga viti në vit.”

Në Shqipëri vihet re një tendencë në rritje e kërkesës për investime në pasuri të patundshme dhe sidomos të investimeve në projektet rezidenciale dhe turistike. Për shkak të rritjes së kurbës së çmimeve si rrjedhojë e rritjes së vlerës së pronës, ekspertët këshillojnë që koha më e mirë për këtë investim është tani pasi nuk pritet të këtë një rënie. Në kontekstit historik, vlera e pronave në Green Coast nga BALFIN group nga viti 2016 e deri më tani është tre-fishuar. Me rritjen e interesimit për Shqipërinë numri i turistëve do jetë vetëm në rritje dhe për rrjedhojë edhe kërkesa për njësi akomoduese apo për shërbime.

“Dhe siç dihet në fushën e investimeve të paluajtshme, koha më e mirë për të blerë një pronë ishte pesë vjet më parë, por nëse do të jesh në kohë, bli sot e jo pesë vjet më vonë. Ky investim, veçanërisht në zona të tilla bregdetare me perspektivë është investim me përfitim afatgjatë, me potencial maksimal e që siguron stabilitet financiar ndër breza.” thekson Reinaldo Pipiria, Drejtor Ekzekutiv i NAREA.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese