Hapësire reklamuese

Aktualitet

Më shumë se 7 vite në krye të Gjendjes Civile, Bledar Doracaj jep dorëheqjen: Po iki me kokën lart!

Shkruar nga Newsbomb
Më shumë se 7 vite në krye të Gjendjes Civile, Bledar

Bledar Doracaj, drejtori i Përgjithshëm i Gjendjes Civile ka dhënë dorëheqjen nga detyra. Newsbomb.al mëson se pas më shumë se 7.5 vitesh në krye të institucionit rëndësishëm, Doracaj ka vendosur të largohet nga posti.

Sipas asaj që ne mësojmë, ka qenë vetë kreu i Gjendjes Civile që ka njoftuar kolegët se kishte vendosur të jepte dorëheqjen, duke vlerësuar secilin prej tyre për ndihmën dhe punën e bërë gjatë këtyre viteve. "Çdo arritje ja dedikoj secilit nga ju", ka thënë ai ndër të tjera.

Bledar Doracaj u emërua në krye të Gjendjes Civile si drejtor i përgjithshëm kur në pushtet erdhën socialistët, në mandatin e tyre të parë në vitin 2013. Me profesion është jursit dhe ka garuar për deputet në Tiranë nën siglën e PS, por nuk ka arritur ta fitojë mandatin.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll