Një 23-vjeçar nga Fieri është gjobitur me 43 000 lekë, pasi kreu manovra të rrezikshme në rrugë, si dhe ecte me shpejtësi tej normave.
I riu me inicialet R. D. postonte video ku shfaqej duke kryer manovra në zonë të banuar, duke rrezilkuar kështu jetën e qytetarëve. Pas publikimit të videos, Policia bëri të mundur identifikimin dhe ndalimin e 23 vjeçarit, i cili u ndëshkua me gjobë të majme.
Njoftimi i Policisë:
Fier
Kreu manovra të rrezikshme, me automjet me shpejtësi, në një zonë të banuar, identifikohet drejtuesi i automjetit dhe ndëshkohet me masë administrative 43 000 lekë.
Menjëherë pas publikimit të një video-je në rrjetet sociale, në të cilën shfaqet një drejtues automjeti, i cili lëviztë me shpejtësi tej normave të lejuara dhe që kryente manovra të rrezikshme, në një zonë të banuar, shërbimet e Policisë Rrugore të Fierit bënë të mundur lokalizimin e automjetit që shfaqej në video, si dhe identifikimin dhe ndalimin e drejtuesit të tij, shtetasit R. D., 23 vjeç.
Për kundërvajtjet e kryera, konkretisht për shkelje të neneve 139 dhe 141 të Kodit Rrugor, shtetasi R. D. u ndëshkua me masë administrative 43 000 lekë. Drejtoria Vendore e Policisë Fier apelon për të gjithë përdoruesit e rrugës, që të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor, me qëllim mbrojtjen e jetës dhe garantimin e sigurisë rrugore.
Video e marrë nga Policia Fier