Një 19 vjeçar nga Fieri është gjobitur nga Policia, pas publikimit të një video në rrjete sociale, ku shfaqej duke ngarë automjetin me shpejtësi tej normave. Pas publikimit të videos, blutë e Fierit bënë të mundur identifikimin e të riut, i cili u gjobit me 40 000 lekë të reja.
Njoftimi i Policisë:
Fier
Qarkulloi me shpejtësi tejet të lartë, në zonë të banuar, ndëshkohet me masë administrative 40 000 lekë, drejtuesi i automjetit.
Menjëherë pas publikimit të një video-je në rrjetet sociale, në të cilën shfaqet një drejtues automjeti që leviz me shpejtësi tej normave të lejuara, në një zonë të banuar, shërbimet e Policisë Rrugore të Fierit kanë bërë të mundur lokalizimin e automjetit që shfaqej në video, si dhe kapjen e drejtuesit të tij, shtetasit A. A., 19 vjeç.
Për kundërvajtjen e kryer, konkretisht për shkelje të nenit 139, pika 3 të Kodit Rrugor, ndaj shtetasit A. A. u vendos masa administrative 40 000 lekë të rinj.
Drejtoria Vendore e Policisë Fier apelon për të gjithë përdoruesit e rrugës që të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor, me qëllim mbrojtjen e jetës dhe garantimin e sigurisë rrugore.