Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Me shpejtësi "skëterrë" në aksin Levan-Vlorë, kapet shoferi i dehur që po "fluturonte" me 192 km/orë

Shkruar nga Newsbomb
Me shpejtësi "skëterrë" në aksin Levan-Vlorë,

Policia Rrugore vijon kontrollet me dronë dhe radarë për qarkullimin e mjeteve në rrugë.

Në 24 orët e fundit janë arrestuar në flagrancë 11 drejtues mjetesh, nga të cilët 7 për drejtim mjeti pa leje drejtimi dhe 4 për drejtim mjeti në gjendje të dehur.

Janë pezulluar 39 leje drejtimi, nga të cilat 22 për shpejtësi mbi normat e lejuara dhe 17 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur.

Njoftimi i policisë:

Policia e Shtetit

Respektoni rregullat e qarkullimit rrugor që të arrini në destinacion të sigurt dhe me patentë në xhep.

Mos fluturoni në rrugë për të arritur sa më parë detin, se në rastin më të mirë do arrini radarin dhe policin rrugor dhe në rastin më të keq aksidentin.Në çdo aks rrugor në të gjithë vendin ka patrulla të Policisë Rrugore me, për një qëllim: sigurinë e jetës.

Mos qarkulloni me shpejtësi që cenojnë sigurinë e jetës në rrugë, mos drejtoni mjetin nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur, mos kryeni parakalime të gabuara, mos përdorni celularin gjatë drejtimit të mjetit, qëndroni në radhë ku ka ngadalësim të lëvizjes, pasi fluksi i automjeteve në drejtim të zonave bregdetare e anasjelltas është shumë i lartë.

Shpejtësi që variojnë nga 130km/h deri në 192 km/h në rrugën interurbane Levan-Vlorë, drejtim mjeti nën efektin e alkoolit dhe më keq akoma në gjendje të dehur (nga 0.35 mg/l deri në 1.12 mg/l) dhe parakalime të rrezikshme duke mos qëndruar në radhë për shkak të fluksit apo për të arritur sa më parë në destinacion, janë rrezik i madh për jetën e të gjithë përdoruesve të rrugës.

Përgjatë 24 orëve të fundit janë arrestuar në flagrancë 11 drejtues mjetesh dhe motomjetesh, nga të cilët 7 për drejtim mjeti pa leje drejtimi dhe 4 për drejtim mjeti në gjendje të dehur.

Janë pezulluar 39 leje drejtimi, nga të cilat 22 për shpejtësi mbi normat e lejuara dhe 17 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur.

Si rezultat i kontrolleve intensive dhe denoncimeve të adresuara në Komisariatin Dixhital dhe në numrin pa pagesë 112, janë ndëshkuar me masë administrative, në të gjithë vendin, 1762 drejtues mjetesh, për shkelje që sjellin pasoja në jetën dhe shëndetin e përdoruesve të rrugës.

Policia Rrugore apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve:

Mos shpejtoni, mos kryeni parakalime të gabuara, mos drejtoni mjetin nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur, vendosni rripin e sigurimit dhe kaskën mbrojtëse, mos përdorini celularin gjatë drejtimit të automjetit, qëndroni në radhë kur lëvizja është e ngadaltë për shkak të fluksit të lartë të automjeteve.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese