Tirana
broken clouds
10.5 ° C
10.5 °
10.5 °
87 %
1kmh
75 %
Sht
13 °
Die
13 °
Hën
16 °
Mar
16 °
Mër
16 °
E shtunë, 3 Dhjetor, 2022

“Me shpejtësi mbi 182 km”, Policia kontrolle në rrugën Tiranë-Durrës, thirrje shoferëve: Tregoni kujdes

spot_img

Lajme të ngjashëm

Policia vijon me kontrollet në rrugët interurbane Tiranë- Durrës-Tiranë dhe u bën thirrje shoferëve të tregohen të kujdeshëm.

Policia Rrugore e Tiranës ka konstatuar drejtues mjetesh që qarkullonin me shpejtësi deri në 182 km/h si dhe me shpejtësi të tjera, tejet të larta që janë burim potencial për përfshirje në ngjarje rrugore nisur dhe nga prezenca e lagështirës në rrugë.

Duke marrë shkas nga shkeljet e konstatuara në akset rrugore dhe nga moti me reshje shiu, Policia e Shtetit apelon për të gjithë drejtuesit e automjeteve dhe motomjeteve që të tregojnë kujdes, të reduktojnë shpejtësinë dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor.

Policia e Shtetit

Monitorim intensiv i qarkullimit, duke përdorur makinat inteligjente dhe radarët automatikë.

Në rrugën interurbane Tiranë- Durrës-Tiranë, Policia Rrugore e Tiranës ka konstatuar drejtues mjetesh që qarkullonin me shpejtësi deri në 182 km/h si dhe me shpejtësi të tjera, tejet të larta që janë burim potencial për përfshirje në ngjarje rrugore nisur dhe nga prezenca e lagështirës në rrugë.

Duke marrë shkas nga shkeljet e konstatuara në akset rrugore dhe nga moti me reshje shiu, Policia e Shtetit apelon për të gjithë drejtuesit e automjeteve dhe motomjeteve që të tregojnë kujdes, të reduktojnë shpejtësinë dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor.

Drejtuesit e mjeteve dhe të motomjeteve të mos kryejnë parakalime të gabuara, të ruajnë distancën gjatë qarkullimit, të vendosin rripin e sigurimit apo kaskën mbrojtëse, të mos përdorin celularin gjatë drejtimit të mjetit, si dhe të mos drejtojnë automjetet apo motomjetet nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur.

Në të gjitha akset rrugore kryesore, në qendrat urbane e në akset kryesore rurale, janë prezente shërbimet e Policisë Rrugore, për të drejtuar qarkullimin rrugor, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore, si dhe për t’i ardhur në ndihmë çdo drejtuesi mjeti që mund të ketë probleme.

Të gjitha rrugët nacionale dhe qendrat urbane monitorohen 24/7 nga makinat inteligjente dhe nga radarët automatikë.

Më shumë




spot_img








spot_img