Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Me shpejtësi mbi 160 km/h në autostradë, Rrugorët e Tiranës në ndjekje të shoferëve problematikë (VIDEO)

Shkruar nga Newsbomb
Me shpejtësi mbi 160 km/h në autostradë, Rrugorët e

Katërmbëdhjetë drejtues mjetesh janë ndëshkuar nga Policia Rrugore e Tiranës, në 72 orët e fundit, pasi bënin gara shpejtësi në rrugë dhe kryenin manovra të rrezikshme, duke rrezikuar jetën e përdoruesve të tjerë. Ata janë ndëshkuar me gjoba deri në 400 mijë lekë të vjetra dhe u janë bllokuar makinat.

"Në kuadër të masave të marra nga Policia Rrugore e Tiranës për drejtuesit e mjeteve që qarkullojnë me shpejtësi mbi normat e lejuara, nuk rregullojnë shpejtësinë dhe bëjnë gara me shpejtësi, në datën 23.02.2022 nëpërmjet rrjeteve sociale, është publikuar një video e një mjeti markë "BMË" ku drejtuesi i mjetit bënte manovra të rrezikshme dhe gara shpejtësie në autostradën Tiranë-Durrës, duke rrezikuar veten dhe përdoruesit e tjerë të rrugës.

Falë punës intensive të mirë organizuar u bë e mundur gjetja dhe ndalimi i mjetit së bashku me drejtuesin e mjetit, shtetasin L. G. Për kundërvajtjen e kryer ndaj drejtuesit të mjetit u vendos masa administrative me vlerë 40000 (dyzet mijë) lekë si dhe u mor masa e bllokimit për automjetin.

Gjithashtu, gjatë 72 orëve të fundit, janë evidentuar e ndëshkuar me nga 40.000 lekë të rinj edhe 14 drejtues mjetesh që kryenin gara shpejtësie e manovra të rrezikshme në rrugë.", thuhet në njoftimin e shpërndarë nga Policia Rrugore e Tiranës.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll