Tirana
fog
14.5 ° C
14.5 °
14.5 °
100 %
0.5kmh
58 %
Mar
24 °
Mër
25 °
Enj
25 °
Pre
24 °
Sht
24 °
E martë, 30 Maj, 2023

Me shpejtësi deri në 197 km/orë dhe pa rrip sigurimi, makina inteligjente kap “mat” 27-vjeçarin nga Kosova

Lajme të ngjashëm

Vijon monitorimi i pandërprerë i qarkullimit rrugor, duke përdorur makinën inteligjente dhe mjetet e tjera të pajisura me radarë dhe lexues automatikë të targave.

Përgjatë orëve të fundit efektivët e policisë Rrugore kanë monitoruar Rrugën e Kombit ku dhe kanë ndëshuar një 27 vjeçar nga Kosova i cili ishte duke qarkulluar me shpejtësi 197km/orë.

I riu po lëvizte me shpejtësi tej normave të lejuara në autostradën “Milot- Morinë” me mjetin tip “Audi A7”. Masa administrative e vendosur ndaj tij është 55 000 lekë, ndërkohë gjatë fundjavës që lamë pas, shërbimet e Njësisë për Sigurinë e Autostradës “Milot-Morinë”, kanë intensifikuar kontrollet, ku dhe kanë ndëshkuar 357 drejtues mjetesh, për qarkullim me shpejtësi mbi normën e lejuar, ku  41 prej tyre, është caktuar edhe sanksioni plotësues, pezullim i lejes së drejtimit;

Ndërkohë, 70 drejtues mjetesh janë ndëshkuar për parakalime të gabuara, ndërsa tre drejtues mjetesh, për drejtim të mjetit, nën efektin e alkoolit

Njoftimi i plotë i Policisë:

Njësia për Sigurinë e Autostradës “Milot-Morinë”

✅Qarkullonte në Rrugën e Kombit, në drejtim të Kosovës, me shpejtësi 197 km/orë dhe pa vënë rripin e sigurimit, ndëshkohet me masë administrative 55 000 lekë, drejtuesi i automjetit tip “Audi A7”, shtetas nga Kosova.

Si rezultat i monitorimit intensiv nga punonjësit e Policisë Rrugore, duke përdorur pajisjet e logjistikës bashkëkohore, që ka tashmë në dispozicion Policia Rrugore, në aksin rrugor “Tuneli i Kalimashit-Morinë”, u konstatua mjeti luksoz tip “Audi A7” që qarkullonte me shpejtësi tej normave të lejuara.

Pas verifikimeve, rezultoi se 27-vjeçari nga Kosova e drejtonte mjetin, me shpejtësi 197 km/orë dhe pa vënë rripin e sigurimit. Për te dyja këto shkelje, konform Kodit Rrugor, ky shtetas u ndëshkua me masë administrative 55 000 lekë të rinj.

Gjithashtu, për shkak të rritjes së fluksit të lëvizjes, gjatë fundjavës që lamë pas, shërbimet e Njësisë për Sigurinë e Autostradës “Milot-Morinë”, kanë intensifikuar kontrollet, duke përdorur mjetet inteligjente, me qëllimin e vetëm, parandalimin e aksidenteve rrugore. Gjatë kësaj fundjave, janë evidentuar dhe ndëshkuar me masat administrative përkatese:

✅357 drejtues mjetesh, për qarkullim me shpejtësi mbi normën e lejuar. Për 41 prej tyre, është caktuar edhe sanksioni plotësues, pezullim i lejes së drejtimit;

✅70 drejtues mjetesh, për parakalime të gabuara;

✅3 drejtues mjetesh, për drejtim të mjetit, nën efektin e alkoolit.

Në të gjithë gjatësinë e autostradës “Milot-Morinë”, vijojnë kontrollet me makina inteligjente, radarë automatikë, dronë, kamera dhe alkool-testues, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore.


Më shumë