Tirana
clear sky
34.5 ° C
34.5 °
34.5 °
36 %
2.6kmh
0 %
Hën
34 °
Mar
39 °
Mër
42 °
Enj
41 °
Pre
41 °
E hënë, 26 Korrik, 2021

Me shpejtësi deri në 175 km/h në Sauk, shoferët nuk “zënë mend”, për tre orë Policia heq 5 patenta dhe gjobit 11 të tjerë

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Policia vijon kontrollet me radar në aksin Sauk – Teg, për të bërë të mundur parandalimin e aksidenteve.

Policia njofton se gjatë 3 orëve monitorim në këtë aks janë videntuar makina me shpejtësi vrastare nga 134 km/h deri në 175 km/h.

Si rezultat janë pezulluar 5 leje drejtimi dhe janë vendosur 11 masa administrative për shpejtësi në zbatim të ndryshimeve të Kodit Rrugor.

Njoftimi i policisë:

Policia Rrugore e Tiranës vijon monitorimin e pandërprerë me Radar  🚔 📸 për evidentimin dhe ndëshkimin e shkelësve të Kodit Rrugor 📸🚔🚓✍me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore🚑.

Edhe pse kontrollet janë shtuar së tepërmi në të gjitha rrugët urbane dhe interurbane, në tē gjithë vendin, përsëri konstatohen shkelje të shumta në drejtim të tejkalimit të shpejtësisë, drejtimit të mjetit nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur, parakalimet e gabuara e manovrat e rrezikshme në rrugë, përdorim i celularit gjatë drejtimit të mjetit etj.

Për 3 orë monitorim me Radar janë evidentuar shpejtësi që varionin nga 134 km/h deri në 175 km/h në aksin Sauk – Teg,  🛣✈✈, shpejtësi që vrasin jetën.

Si rezultat janë pezulluar 5 leje drejtimi dhe janë vendosur 11 masa administrative për shpejtësi në zbatim të ndryshimeve të Kodit Rrugor.

Guxim? Vetëbesim i tepruar?  Apo papërgjeshmëri ndaj jetës?

 Cilado qoftë arsyeja, drejtimi i mjetit në këtë mënyrë, është e pa pranueshme dhe vrastare🚑.

Rruga 🛣është e të gjithëve dhe jeta është e shtrenjtë. Shpejtësia, alkooli, garat, parakalimet e gabura e të rrezikshme të presin rrugëtimin e jetës🚑.

Mos abuzoni me rregullat e qarkullimit se në rastin më të mirë do përballeni me Policinë Rrugore, Radarët, alkooltestit, kamerat, aparatet fotografike dhe automjetet e pa loguara që do t’ju dokumentojnë shkeljet e kryera.

Më shumë

spot_img
spot_img