Tirana
broken clouds
13.5 ° C
13.5 °
13.5 °
82 %
0.5kmh
75 %
Hën
21 °
Mar
22 °
Mër
21 °
Enj
21 °
Pre
20 °
E hënë, 18 Tetor, 2021
spot_img

Me shpejtësi 133 km/orë dhe “tapë” në timon, arrestohen 13 shoferë dhe “fluturojnë” 35 patenta në 24 orë (VIDEO)

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Policia Rrugore vijon me kontrollet me dron dhe radarë me qëllim parandalimin e aksidenteve.

Gjatë 24 orëve janë arrestuar 13 drejtues mjetesh, nga të cilët 8 për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 5 për drejtim mjeti pa leje drejtimi.

Janë pezulluar 35 leje drejtimi, nga të cilat 25 për shpejtësi mbi normat e lejuara dhe 10 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit, si dhe janë vendosur 301 masa administrative me vlerë deri në 4.000 lekë të rinj.

Njoftimi i Policisë së Shtetit:  

Fundjava/Intensifikohen kontrollet dhe monitorimi i qarkullimit të automjeteve, duke përdorur radarë, dronë, mjete të pauniformuara, kamera, aparate fotografike dhe alkooltestues.

Gjatë 24 orëve të fundit janë evidentuar dhe ndëshkuar 1120 drejtues mjetesh, për shkelje të ndryshme që janë rrezik potencial për përfshirje në ngjarje rrugore.

Në të gjithë vendin janë konstatuar dhe arrestuar 13 drejtues mjetesh, nga të cilët 8 për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 5 për drejtim mjeti pa leje drejtimi.

• Janë pezulluar 35 leje drejtimi, nga të cilat 25 për shpejtësi mbi normat e lejuara dhe 10 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit.

• Janë vendosur 301 masa administrative me vlerë deri në 4.000 lekë të rinj, për shpejtësi tej normave të lejuara dhe 67 masa administrative me vlerë 5.000 lekë të rinj (pa masën plotësuese të pezullimit të lejes së drejtimit), për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit.

• Janë vendosur 4 masa administrative me vlerë nga 10.000 deri në 40.000 lekë të rinj, për mosrregullim shpejtësie në qendrat e banuara.

Policia e Shtetit apelon për të gjithë përdoruesit e rrugës në tërësi, veçanërisht drejtuesit e mjeteve, motomjeteve dhe çiklistët, që të tregojnë kujdes dhe të zbatojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor, pasi gjatë fundjavës lëvizjet në disa akse rrugore janë më të shtuara. Të gjitha rrugët nacionale dhe urbane në të gjithë vendin janë të monitoruara me patrulla të lëvizshme të Policisë Rrugore, duke përdorur radarë, dragera, dronë, makina të paloguara, kamera e aparate fotografike

Policia e Shtetit fton qytetarët që të denoncojnë në Komisariatin Dixhital dhe në numrin e emergjencave 112, çdo paligjshmëri.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img