Hapësire reklamuese

Politikë

Me Shote Galicën dhe Nënë Terezën, Yuri Kim bën urimin më të veçantë për gratë shqiptare

Shkruar nga Newsbomb
Me Shote Galicën dhe Nënë Terezën, Yuri Kim bën urimin

Ambasadorja Yuri Kim këtë 8 Mars ka vendosur që të sjellë një urim aspak të zakonshëm.

Në një postim në “Instagram”, Yuri Kim ka postuar fotot e disa grave dhe vajzave të cilat ndër vite kanë lënë shenjë në historinë e Shqipërisë.

Galerinë e saj të fotove ambasadorja e fillon me disa vajza të vogla, më pas me Shote Galicën, Nënë Terezën, Dua Lipën, Ermonela Jahon.  Krah fotove Yuri Kim ka uruar të gjitha gratë për festën e 8 Marsit.

“Në ditën Ndërkombëtare të Gruas mendoj për vajzat dhe gratë shqiptare që kam takuar përreth. Nënat, biznesmenet, ushtaret, politikanet, kuzhinieret, bankieret, diplomatet, drejtueset e shqoërisë civile, mjeket dhe infermieret, etj. Veçanërisht shpresoj për vajzat e vogla do të frymëzohen dhe fuqizohen nga njohuria se ato vijnë nga nga njerëz që kanë prodhuar gra pasuese gjatë historisë. Gëzuar Ditën Ndërkombëtare të Gruas!”, shkruan ajo.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese