Tirana
clear sky
13.5 ° C
13.5 °
13.5 °
58 %
2kmh
0 %
Mër
22 °
Enj
18 °
Pre
21 °
Sht
23 °
Die
20 °
E martë, 18 Maj, 2021
spot_img

“Me shkopinj bejsbolli dhe shufra hekuri”, flet kryetari i Bashkisë së Dibrës për sherrin: Dhuna nga 30 përfaqësues të PDIU

spot_img

Lajme të ngjashëm

6cbae7e2e1cd57f684378c1864d49e84

Në Bashkinë e Dibrës ka ndodhur një sherr i cili ka degjeneruar në grushte mes punonjësve të administratës. Fillimisht u raportua se sherri ndodhi gjatë një mbledhjeje për shkak të Drejtorit të Burimeve Njerëzore, ku punonjësit nuk e preferonin nga jugu. Ndërsa u tha se në komisarit janë shoqëruar 12 punonjës dhe kryebashkiaku Muharrem Rama.

Skaq, lidhur me këtë ngjarja ka reaguar kreu i Dibrës, Rama. Në një lidhje telefonike për news24 Rama e ka mohuar të jetë shoqëruar në komisariat. Ai u shpreh se ndodhej në spitalin e Dibrës me të lënduarit dhe se përfaqësues të PDIU kishin dhunuar rreth orës 09:00 zyrën e tij në Bashki.

Biseda e plotë:

Gazetarja: Është e vërtetë që jeni shoqëruar në komisariat?

Rama: Ky është një lajm i gabuar unë jam aktualisht në spitalin e Dibrës me të lënduarit. Nuk ka asnjë të shoqëruar në komisariat. Rreth orës 9 më njoftojnë se një grup prej 30 vetash kanë shkuar të zyra ime.

Gazetarja: Sherri ka ndodhur për shkak të Drejtorit të Burimeve Njerëzore pasi nuk e duan nga jugu?

Rama: Nuk është e vërtetë ne kemi bërë vetëm tranformimin paralel nga drejtori i Burimeve Njerëzore në Drejtorin e Ndihmës Ekonomike. Konkretisht rreth orës 09:00 kanë ardhur rreth 30 veta përfaqësues të PDIU. Janë dhunuar zyrat e Bashkisë nga përfaqësues të PDIU. Janë 4 që janë goditur me mjete të forta. Unë jam te spitali i Peshkopisë duke iu dhënë ndihmë.

Gazetarja: Cila është gjendja e tyre?

Rama: Kana disa plagë në kokë me shkopa bejsbolli dhe shufra hekuri. 

27497487_10215259442865665_43164093_n.jpg

27496601_10215259442905666_391739911_n.jpg

spot_img

Më shumë

spot_img
spot_img