Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Me shkop bejsbolli, thikë e dorezë metalike në makinë, arrestohet 56-vjeçari në Lezhë

Shkruar nga Newsbomb
Me shkop bejsbolli, thikë e dorezë metalike në makinë,

Një 56-vjeçar ka rënë në prangat e Policisë së Lezhë për veprën penale “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.

Bëhet me dije se në pranga ka rënë shtetasi A. P., 56 vjeç, banues në Lezhë, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin e tij, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një shkop prej druri dhe 2 armë të ftohta (thikë dhe dorezë metalike) që i mbante pa leje.

Gjithashtu nga shërbimet e Policisë Lezhë u identifikua dhe u shpall në kërkim shtetasi i mitur O. M., i cili mbrëmjen e kaluar ka vjedhur një shumë parash në një furrë buke në qytet Lezhë. 

Njoftimi i plotë i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Lezhë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. P., 56 vjeç, banues në Lezhë, për veprën penale “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin e tij, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një shkop prej druri dhe 2 armë të ftohta (thikë dhe dorezë metalike) që i mbante pa leje.

Gjithashtu, nga specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor në DVP Lezhë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit M. B., 32 vjeç, banues në Kurbin, pasi është konstatuar nga shërbimet e Policisë, në Fushë Milot, duke drejtuar automjetin tip “Peugeot”, në gjendje të dehur.

Nga shërbimet e Policisë Lezhë u identifikua dhe u shpall në kërkim shtetasi i mitur O. M., i cili mbrëmjen e kaluar ka vjedhur një shumë parash në një furrë buke në qytet Lezhë. 

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë, për veprime të mëtejshme.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll