Partia Demokraike ka publikuar sot spotin e protestës kombëtare të 3 marsit që do të mbahet para kryeministrisë.
Aktorja Rajmonda Bulku interpreton ‘rolin kryesor’ në këtë spot, duke risjellë jehonën e “Nënës Shqipëri”, që në raste nevojash historike u bën thirrje bijve e bijave të saj t’i dalin zot vetes dhe vendit dhe të mos er braktisin atë.
“Bijtë e mi shqiptarë, unë jam nëna Shqipëri. Jam zonjë e vjetër dhe sytë e mi kanë parë gjithë historinë e botës. Vështrësitë na kanë bërë që të jemi gjaknxehtë , por në botë ne njohemi si misionarët e dashurisë.
Sot iu flas se jam në ditët e mia më të këqija, zemërthyer se shoh fëmijët e mi të vrarë nga varfëria, sypërlotur se shoh shtëpinë bosh se fëmijët e mi kanë ikur nëpër botë. Por ajo që më ther në shpirt është kur shoh fëmijët e mi që kanë hequr dorë nga Shqipëria”, dëgjohet të thotë aktorja në video.