Hapësire reklamuese

Politikë

Me shall dhe kapuç, Ilir Meta përshëndet tifozat e Celtic nga Pogradeci

Shkruar nga Newsbomb
Me shall dhe kapuç, Ilir Meta përshëndet tifozat e Celtic nga
Ish-presidenti Ilir Meta, ka ndarë një video me ndjekësit e tij teksa përshëndet tifozët e ekipit skocez të Celtic. Me shallin e ekipit të ligës profesioniste skoceze dhe kapuçin po ashtu, Meta u dërgon tifozëve përshëndetje nga liqeni i Pogradecit. "Mirëmëngjes, të dashur Celts! Nga liqeni i Pogradecit, një nga liqenet më të thellë, më të vjetër dhe më të bukur në Europë, ju uroj të gjithëve një fundjavë të qetë dhe të lumtur! Një herë të jesh një Celts, je gjithmonë", shkruan Meta. Ish-presidenti Ilir Meta e ka shprehur shpesh herë simpatinë për ekipin skocez të futbollit, madje ka qenë dhe i ftuar i tyre në stadium. Dashuria dhe mbështetja e tij për FC Celts është bërë e njohur dhe në mediat ndërkombëtare, të cilat nxituan të vinin në Tiranë dhe t'i merrnin atij intervistë, gjatë kohës që ishte ende President i Republikës. "Pse Presidenti i Shqipërisë është i dashuruar me Celtic?", shkruante Sky Sport në një intervistë ekskluzive.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese