Shtëpisë së “BBVA 3” mbrëmjen e djeshme i janë shtuar tre banorë të rinj, të cilët me shumë gjasa do të trazojnë ujërat mes konkurrentëve.
Julia Ilirjani, Silvi dhe Sara Karaj.
Silvi © Credits: instagram.com/silvifort
Sara Karaj
Julja Ilirjani © Credits: instagram.com/juliailirjani
Nga prezantimi që Ledion Liço bëri, Sara Karaj ka qenë miss, një nënë single dhe jeton në Londër. Silvi është këngëtar, producent filmash, sipërmarrës dhe jeton në Francë, ndërsa Julia Ilirjani, aktorja e njohur shqiptare, e cila jeton në SHBA.
Silvi një nga tre banorët të cilët iu bashkuan shtëpisë më të famshme në vend, Big brother Vip Albania 3 në një intervistë për “Fun Club” ka treguar se tre nga vajzat brenda shtëpisë i njeh, por jo vetëm kaq.
Silvi ka treguar se ka pasur një njohje me banorën, Sara Gjordeni e cila për momentin është në një lidhej dashurie me këngëtarin e njohur Bardhin.
Silvi është pyetur se cilën nga vajzat e Big Brother Vip njeh nga jashtë, ai është përgjigjur:
“Sarën, Erjolën, Rozën”.
Pyetjes tjetër se a ka flirtuar me ndonjërën prej tyre, Silvi iu përgjigj:
Po me Sarën, do dalin fotot.
Nga fjalia e fundit “do dalin fotot” duket se do të ketë një situatë të trazuar dhe pritet që në ditët në vijim të zbulohet më shumë rreth këtij flirti mes Silvit dhe Sarës.
Sara Gjordeni është një nga konkurrentet më të përfolura të Big Brother Vip 3, kjo pasi ajo ka zgjedhur të jetë shumë e hapur me publikun dhe të tregojë të gjitha historitë e dashurisë dhe lidhjet që ka pasur ndër vite.
Në një situatë të pazakontë, ajo u përball edhe me ish të dashurin e saj, Endrikun i cili u fut si konkurrent brenda shtëpisë së Vëllait të Madh,ndërsa shpesh është folur edhe për lidhjen e saj me “boksierin”, për të cilin u akuzua se nuk e kishte mbyllur akoma marrëdhënien.