Hapësire reklamuese

Bota

“Me Rusinë ose me BE”, Gjermania kërcënon me sanksione Serbinë

Shkruar nga Newsbomb
“Me Rusinë ose me BE”, Gjermania kërcënon me

Gjermania po rrit presionin mbi Serbinë për t’iu bashkuar sanksioneve ndaj Rusisë, sipas gazetës gjermane “Welt”. Burime nga qeveria gjermane, raportojnë se nëse Serbia nuk i bindet Perëndimit do të përballet me sanksione.

Berlini pret që Serbia të vendosë më në fund nëse dëshiron rrugën e BE-së ose të partneritetit me Rusinë, kanë thënë burimet për “Welt”.

“Domosdoshmëria për të marrë një vendim po bëhet vazhdimisht e më e rëndësishme, në mes të të zhvillimeve gjeopolitike”, u shpreh burimi i qeverisë Gjermanisë.

Në gjermani “janë të zhgënyer dhe befasuar” me faktin që Serbia nënshkroi marrëveshje me Rusinë për politikën e jashtme.

“Do të jetë vazhdimisht e më shumë e përshtatshme të jesh në atë ulëse”, u shpreh burimi për gazetën gjermane. Në raport theksohet se Vuçiç mund të marrë përkrahjen e qeverisë së Gjermanisë nëse e çon Serbinë drejt BE-së.

“Nëse zgjedh rrugë tjetër, do të ketë pasoja”, u shpreh burimi. Serbia është ndër të paktat vende në botë që nuk i ka vendosur sanksione Rusisë për pushtimin e Ukrainës.

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.