Tirana
clear sky
17.5 ° C
17.5 °
17.5 °
39 %
5.1kmh
0 %
Enj
17 °
Pre
24 °
Sht
27 °
Die
30 °
Hën
31 °
E enjte, 23 Shtator, 2021
spot_img

Me rroba të grisura dhe pranga në duar, dalin pamjet e ish-ushtarëve kolumbianë që vranë presidentin e Haitit (FOTO)

spot_img

Lajme të ngjashëm

Autoritetet në Haiti kanë arrestuar 17 persona, si përgjegjës për ekzekutimin e presidentit të vendit, Jovenel Moise në rezidencën e tij.

Policia ka publikuar pamjet e personave të arrestuar, të cilët njihen si një grup ish-ushtarësh kolumbianë.

Në videon e publikuar nga BBC, personat e arrestuar shihen të dhunuar, me rroba të grisura dhe të ulur radhë pas njëri-tjetrit.

Në atentatin e rëndë ka qenë të përfshirë 28 persona, ku 17 prej tyre janë arrestuar, 3 janë vrarë nga policia dhe 8 të tjerë janë shpallur në kërkim. Ende nuk është zbuluar nga autoritetet se kush është/ janë porositësit e vrasjes së Moise.

Shefi i policisë Léon Charles bëri thirrje për qetësi, duke thënë se publiku nuk duhet ta marrë ligjin në duart e veta. Në konferencën për shtyp të enjten, policia u tregoi reporterëve pasaporta kolumbiane.

“Të huajt erdhën në vendin tonë për të vrarë presidentin”, tha Z. Charles, ndërsa të dyshuarit u ulën në dysheme pas tij me pranga në duar.

Më shumë

spot_img