Tirana
clear sky
29.5 ° C
29.5 °
29.5 °
42 %
7.7kmh
0 %
Sht
28 °
Die
36 °
Hën
37 °
Mar
40 °
Mër
42 °
E shtunë, 24 Korrik, 2021

Me rrezikshmëri të lartë shoqërore, prangoset në Tiranë 44 vjeçari i dënuar në Shqipëri dhe Gjermani

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Një 44 vjeçar ka rënë në prangat e Policisë së Tiranës pasi Gjykata ka dhënë ndaj tij masën e sigurisë “Arrest me burg”, sepse 4 muaj më parë ka plagosur me thikë një person tjetër në kryeqytet.

Në pranga ka rënë shtetasi i identifikuar me iniciale E.(S). M.(M.), 44 vjeç. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme  hetimore.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, pas një pune të mirorganizuar, lokalizuan, kapën dhe ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim kombëtar:  – E.(S). M.(M.), 44 vjeç, i dënuar më parë në Shqipëri dhe në Gjermani, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”. 

Ndalimi i këtij shtetasi u bë sepse ishte shpallur në kërkim nga Komisariati i Policisë Nr. 6, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë i ka caktuar masën e sigurimit “Arrest në burg” në mungesë, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”, sepse më datë 31.03.2021, në bulevardin “Migjeni”, ka plagosur me thikë shtetasin A. Xh.

Më shumë

spot_img
spot_img