Hapësire reklamuese

Politikë

“Më rrëqethet mishi kur kujtoj Malin e Zi”, Rama sulmon PD-në: Po bëjnë fushatë infektimesh, ne po ndihmojmë fushatën e vaksinimit

Shkruar nga Newsbomb
“Më rrëqethet mishi kur kujtoj Malin e Zi”, Rama sulmon

Kryeministri Edi Rama ka sulmuar Partinë Demokratike për mënyrën se sip o e zhvillon fushatën elektorale, duke u shprehur se Pd po bën një fushatë infektimesh.

Në intervitën për emisionin “Kjo Javë”, Rama u shpreh se i rrëqethet mishi kur merr parasysh situatën në Malin e Zi, që nga një shtet me numër shumë të ulët infektimesh, u kthyen në një nga shtetet me ëm shumë viktima për shkak të marshimeve në fushatat elektorale.

“Fushata elektorale është këtë herë një aneks i aktivitetit, sepse epiqendra e aktivitetit është vaksinimi, jo thjesht në sensing e vaksinimit praktik, porn ë sensing e punës që duhet bërë çdo ditë që duhet pasur garancinë që procesi shkon ashtu siç është planifikuar. Është fat që kemi në krye ministren e Shëndetësisë. Kemi garantuar një sasi të mjaftueshme, por jo sasinë e nevojshme.

Fushata është një aneks i këtij aktiviteti, por është e rëndësishme. Besoj se ëhstë një fushatë shumë interesante sepse zhvillohet në kushte të çuditshme, por e bën interesante sepse fjala ka më shumë peshë, komunikimi është më shumë i bazuar në atë që thuhet sesa emocioni që krijon turma.

Ne po e ndihmojmë këtë fushatë vaksinimi duke u kujdesur të zbatojmë rregullat dhe të mos jemi pjesë e programit të infektimit. Pala tjetër po bën një fushatë infektimesh. Më rrëqethet mishi kur marr parasysh eksperiencën e Malit të Zi, ku me marshime të njëllojta njerëzish që harruan se nëpër këmbë ishte hija e vdekjes, patën numër të madh viktimash nga marshuesit e këtyre aktiviteteve”, tha Rama.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu