Tirana
clear sky
25.5 ° C
25.5 °
25.5 °
57 %
3.6kmh
0 %
Sht
25 °
Die
36 °
Hën
37 °
Mar
40 °
Mër
42 °
E shtunë, 24 Korrik, 2021

“Më rrahu dhe më kërcënoi”, dëshmia tronditëse e 17-vjeçares Armanda, tregon si e detyroi shqiptari të prostituonte

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

17 vjeçarja Armanda me origjinë nga Rumania që jeton në Greqi ka treguar sesi e shfrytëzoi për prostitucion shqiptari.

Ajo ka treguar se është paguar 210 euro, për shitjen e trupit, ndërsa të gjitha lekët i merrte shqiptari.

“Jam paguar 210 euro. Sapo lashë takimin u ndjeva shumë keq, ndërsa menjëherë të gjitha paratë ia dhashë…. Kishim vendosur paraprakisht që të gjitha paratë që do të bëja do t’i jepja atij për t’i menaxhuar,” tha ajo.

Ajo ka treguar se jeta e saj ka qenë shumë e vështirë, së bashku me nënë dhe vëllezërit nga Rumani kishte udhëtuar në Greqi për jetë më të mirë. 17-vjeçarja ka treguar se dhunohej nga njerku i saj dhe se gjysmë vëllai e kishte përdhunuar.

Vajza ishte lidhur me shqiptarin 58-vjeçar, duke menduar se më në fund kishte gjetur një mbështetje, duke mos e ditur se do të bëhej viktimë e rrjetit të prostitucionit.

Shqiptari që ajo kishte njohur e kishte futur në rrjetin e prostitucionit. Ajo thotë se klientët ai ia njihte në një faqe onlie, ku përdorte pseudonimin “Eva”.

Ndër të tjera e mitura tregon se kur kishte vendosur që të largohej, shqiptari e kishte kërcënuar duke thënë “nëse më denoncon unë do të gjej, në mos unë shokët e mi”.

“Më vonë nisën kërcënimet se do të më gjente nëse e denoncoja. Ai ishte mjaft xheloz. Disa herë u grindëm e sepse ai mendonte se po e tradhtoja dhe sepse nuk doja të punoja. Në fillim kur filluam të jetonim së bashku unë kisha komunikim dhe kontakt me dy nga miqtë e mi. Por ai ishte mjaft xheloz dhe më tha që nuk duhet të flas më me ta. Kur ziheshim ai ngrinte dorën dhe më godiste kryesisht në fytyrë. Ishte shumë nervoz dhe nganjëherë pinte alkool dhe drogë,” ka thënë ajo në polici.

“Ai gjithashtu më tha që nëse e lija dhe denoncoja në polici, ose ai ose miqtë e tij do të më gjenin dhe nuk do të mund të fshihesha askund. Isha e frikësuar sepse pashë miqtë e tij ishin të gjithë shqiptarë dhe të burgosur, prandaj isha pothuajse e sigurt se këto kërcënime do të kryheshin dhe nuk do të mund të fshihesha askund. Gjithashtu më ka kërcënuar me një armë që kishte në shtëpi. Kur nuk po përballoja presionet dhe kërcënimet u thashë miqve të mi me të cilët kisha filluar të flisja pak se do ta lija dhe nuk mund ta duroj më. Kisha turp t’u tregoja atyre për punën që ai më kishte dhënë për të bërë dhe nuk doja që ai ta diskutonte atë as me miqtë e tij, ” thotë ajo më tej.

Më shumë

spot_img
spot_img