Tirana
overcast clouds
7.5 ° C
7.5 °
7.5 °
61 %
3.1kmh
90 %
Mar
7 °
Mër
10 °
Enj
11 °
Pre
10 °
Sht
8 °
E martë, 7 Dhjetor, 2021
spot_img

“Më rezulton që ke firmosur, e konfirmon?”, Agron Shehaj nis verifikimin e firmave, telefonon një nga një delegatët e PD

digitalb
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Shehaj, ka shkuar në selinë blu për të verifikuar firmat e mbledhura nga ish-kryeministri, Sali Berisha, për Kuvendin Kombëtar.

Ashtu si dhe u bë me dije më herët Shehaj rreth orës 15:00 shkoi në zyrën e kryetarit të Këshillit Kombëtar, Edi Paloka, për të sqaruar vërtetësinë e firmave.

 “Jam këtu për të verifikuar nëse listat ekzistojnë”, u tha Shehaj gazetarëve.

Ish-kandidati për kryetar i PD-së pasi pa listat mori në telefon disa prej firmëtarëve të formularëve, ku një prej tyre I përkiste degës numër 5 në Tiranë.

 “Kam ardhur për të verifikuar firmat. Më rezulton që ke firmosur. E konfirmon? Shumë mirë”, tha Shehaj ndërkohë që fliste në telefon.

Kujtojmë se debati për firmat e mbledhura nga ish-kryeministri Sali Berisa, është bërë i vazhdueshëm ku nga të dyja palët ka akuza të hedhura mbi njëri-tjetrën. Kreu i PD-së Lulzim Basha dhe Sekretari i Përgjithshëm Gazment Bardhi e kanë akuzuar Berishën për blof dhe mungesë transparence me firmat e Kuvendit.

Teksa Berisha i ka ftuar të gjithë deputetët të cilët kanë interes të provojnë vërtetësinë e firmave të delegatëve, të shkojnë për t’i kontrolluar në zyrën e Palokës, ku po mbahen të mbyllura.

Kujtojmë se pas Berishës edhe Basha thirri Kuvendin më 18 Dhjetor.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
digitalb
spot_img
spot_img