Agjencia e Mbikqyrjes Policore ka nisur hetimet për kallëzim të rremë për efektivin e Policisë së Lezhës, Dhurim Metko. Ky shtetas ka denoncuar në Komisariat se mbrëmjen e 11 dhjetorit, teksa ishte duke shkuar në punë dy persona të armatosur i bënë “pritë” dhe qëlluan me armë zjarri në ajër.
Në deklaratën e dhënë 23-vjeçari pretentonte se u është kundërpërgjigjur autorëve me armë. Mirëpo, sipas policisë në vendin e ngjarjes nuk janë konstatuar gëzhoja, gjurmë apo prova të tjera materiale që mund t’iu përkasin shtetasve të kallëzuar nga Dhurim Metko.
Kujtojmë se mëngjesin e sotëm në media u tha se dy persona të maskuar i zunë pritë efektivit të policisë dhe si pasojë pati dhe të shtëna me armë.
Lidhur me këtë ngjarje Newsbomb kontaktoi me Policinë e Shtetit të cilët i konfirmuan se lajmi është i pavërtetë.
LEXO EDHE: Persona të armatosur i bënë “pritë” efektivit, Policia: E pavërtetë