Tirana
clear sky
22.5 ° C
22.5 °
22.5 °
73 %
1kmh
0 %
Enj
38 °
Pre
38 °
Sht
35 °
Die
34 °
Hën
28 °
E enjte, 24 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

‘Më qëllonte me thupër derisa më ra të fiktë’, rrëfimi tronditës i gruas së dhunuar nga burri: Vajzat nuk i do, ka qejf djem…

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Një grua nga Kosova rrëfen dhunën e ushtruar nga burri i saj  dhe peripecitë e vuajtjes gjatë  periudhës së shtatzënisë. Ajo tregon momentin e vështirë që ka kaluar në jetën e saj, kur bashkëshorti e rrahu derisa i ra të fiktë.

“Jeta ime nuk di as vet të tregoj se si ka qenë. Deri kur isha vajzë, kam qenë shumë mirë, kishim pak, ama kënaqeshim me aq sa kishim. Që kur u martova, tre vite më parë, vetëm poshtë e më poshtë kam shkuar”.

Pak kohë pasi u martua, e reja ngeli shtatzënë, ku edhe kaloi periudhën më të vështirë për shkak të keqtrajtimit nga bashkëshorti. 

“Një mbrëmje, rreth orës dy pas mesnatës, kisha gjakderdhje e cila zgjati deri në mëngjes. Në mëngjes i thashë atij ‘a mund të më dërgosh tek mjeku sepse nuk jam mirë dhe kam gjakderdhje? Më tha jo. Për çdo gjë, të mirë a të keqe, gjithmonë më thoshte jo”, tregon gruaja.

 “Më ka rënë me çka kishte mundësi, së fundmi më ka gjuajtur me një thupër derisa më ra të fikët, në prani të kunatës. Nuk isha më e vetdijshme se çfarë ndodhi më pas, deri kur u zgjova të nesërmen në mëngjes”, rrëfen “Albina” (Nofka-pseudonimi).

Krahas dhunës fizike, ajo thotë se bashkëshorti i saj ka ushtruar vazhdimisht dhunë seksuale ndaj saj.

“Vetëm si ta kryejë marrëdhënie e të dalë, tjetër gjë nuk i interesonte. Nuk i ka interesuar nëse jam lënduar shpirtërisht, fizikisht apo psiqikisht”, thotë e reja për VOA.

Por lindja e vajzës solli probleme të reja në familje, pasi  bashkëshorti i saj preferonte djemtë dhe jo vajzat.

“Vajzat zakonisht nuk i do, ka qejf vetëm djem. Unë mendoj se si vajza – si djali është e njëjta gjë për atë që di të vlerësoj. Madje, për mua vajza është më e vlefshme se djali, por çfarë të bëj? Fati ishte i tillë për mua. Prisja që ai të ndryshonte dhe situata do të përmirësohej, por kur e pashë që asgjë nuk po bëhej më mirë, vendosa të ikja dhe nuk kthehem më kurrë, çfarëdo që të ndodhë, unë nuk do të kthehem më në atë vend. Vështirë, vështirë shumë, nuk ka gjë më të vështirë në jetë. Të gjitha i kam përballuar, por kur e rrihte vajzën, më dukej vetja sikur futesha në zjarr”, rrëfen ajo.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img