Hapësire reklamuese

Showbiz & Lifestyle

“Me puthje fitojnë vendin e punës”/ PLASI, Flor Gjini “thumbon” Bora Zemanin, nuk “kursen” as Erjona Rusin

Shkruar nga Newsbomb
“Me puthje fitojnë vendin e punës”/ PLASI, Flor Gjini

Moderatori Flor Gjini nuk ka kursyer “thumbat” ndaj Bora Zemanit.  Së fundmi ai ka rrëfyer arsyet të cilat e çuan drejt largimit nga “Top Channel”. Ai tregoi se kishte biseduar për të qenë pjesë e “Dancing Ëith the Stars”, konkretisht në “Gold Room”. Aty ai nuk ka la pa ironizuar faktin se moderatore e spektaklit të kërcimit është Bora Zemani.

Ndonëse nuk përmendi emra, Flori tha se nuk dëshiron që të marrë vëmendje me puthje, referuar puthjes së moderatores me Donald Veshajn.

“Nuk e marr vëmendjen me puthje. Vëmendjen me puthje e marrin ata që fitojnë edhe vendin e punës”,  u shpreh ai.

Gjithashtu, Flori nuk la pa komentuar as marrëdhënien me bashkëprezantuesen e tij në “Shqiëpria Live”, Erjona Rusin.

“Nuk jam këshilluar me Erjonën sepse unë dhe ajo kishim një bashkëpunim profesional me njëri-tjetrin. Unë përpiqem që në vendin e punës të mos bëj miq të ngushtë. Me Erjonën kishim një marrëdhënie jo shumë të ngushtë.

Po merresha me “Pushime On Top”, kur erdhi momenti që të diskutonim për “Shqipëria Live”, ishin bërë mbledhje pa dijeninë time. Erjona kishte folur pa doreza, për ta drejtuar vetë emisionin. Nuk e kam ndjekur emisionin e saj të ri.

Kam parë një postim në rrjetet sociale, për një moment mendova se është Luana Vjollca, nuk mu duk si Erjona”, tha Flori.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese