Tirana
clear sky
29.5 ° C
29.5 °
29.5 °
51 %
1kmh
0 %
Enj
29 °
Pre
39 °
Sht
39 °
Die
42 °
Hën
36 °
E enjte, 29 Korrik, 2021

Me pushkë në mes të fshatit dhe krehërin plot me fishekë, arrestohet 53 vjeçari në Klos (FOTO-EMRI)

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Një 53-vjeçar në Klos është arrestuar nga policia për arbëmbajtje pa lejë. Mësohet se në pranga ka rënë shtetasi Nderim Beshi teksa ishte duke qarkulluar me armën e zjarrit në mes të fshatit.

Ndërsa, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij forcat policore kanë gjetur dhe sekuestruar një sasi municioni luftarak që Beshi  posedonte pa leje. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Mat, për veprën penale ” Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Njoftimi i plotë i Policisë Mat:

Në vijim të punës për rritjen e parametrave të sigurisë, si rezultat i kontrolleve të shtuara për kapjen e personave në kërkim dhe atyre që posedojnë armë zjarri pa leje, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, shërbimet e Komisariatit të Policisë Mat, kanë goditur një tjetër rast të armëmbajtjes pa leje.

Si rezultat është bërë  arrestimi në flagrancë i shtetasit: N. B., 53 vjeç, banues në Klos.

Shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit të ushtruar në një terren të hapur të njësisë Administrative Suç, kanë kapur shtetasin N. B., duke qarkulluar me armë zjarri pushkë me krëhër të mbushur me fishek.

Gjatë kontrollit në banesën e tij janë gjetur e sekuestruar një sasi municioni luftarak që i posedonte pa lejen e organeve kompetente. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Mat, për veprën penale ” Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Më shumë

spot_img
spot_img