Hapësire reklamuese

Bota

Me pushime në Greqi gjatë kohës që talebanët morën kontrollin e Afganistanit, Boris Johnson shkarkon Ministrin e Jashtëm

Shkruar nga Newsbomb
Me pushime në Greqi gjatë kohës që talebanët morën

Kryeministri britanik Boris Johsnon ka shkarkuar ditën e sotme ministrin e Jashtëm dhe zëvendë kryeministrin Dominic Raab.

Shkarkimi i Raab vjen pas kritikave të shumta ndja tij për trajtimin e çështjes së tërheqjes së trupave të Mbretërisë së Bashkuar. Gjatë kohës që talebanët morën kontrollin e Afganistanit, Raab ishte me pushime në Greqi, dhe kjo shtoi kritikat ndaj tij edhe më shumë.

Ai u përball me kërkesat për dorëheqjen e tij pasi doli se jo shumë kohë para rënies së Kabulit, ai i kërkoi një deputeti të merrte një telefonatë urgjente me ministrin e jashtëm afgan në lidhje me evakuimin e përkthyesve që kishin punuar me forcat e armatosura britanike, por kjo telefonatë nuk ndodhi kurrë.

Në vendin e tij Boris Johnson ka emëruar Lizz Truss, e cila bëhet gruaja e parë q ëmban këtë post pas më shumë se 10 vitesh.

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.