Hapësire reklamuese

Politikë

Me propozim të Manjës, emërohet drejtori i ri i Shërbimit të Provës

Shkruar nga Newsbomb
Me propozim të Manjës, emërohet drejtori i ri i Shërbimit

Klevis Qose është emëruar në krye të Shërbimit të Provës, institucion i cili ka për mision mbrojtjen e komunitetit dhe parandalimin e e recidivizmit (përsëritjes së veprës penale), përmes risocializimit të shkelësve të ligjit në shoqëri.

Me propozim të ministrit të Drejtësisë, Ulsi Manja, Këshilli i Ministrave në mbledhjen e kësaj të mërkure ka emëruar Qosen për postin e Drejtorit të Përgjithshëm të Shërbimit të Provës.

Ky post më herët është mbajtur nga Ervin Hoxha. Ky i fundit u shkarkua në nëntor nga Këshilli i Ministrave, me kërkesë nga ministri i Drejtësisë Ulsi Manja. Ai mori postin e kreut të Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit, pas shkarkimit të Agim Ismailit.

Ndërkohë, Klevis Qose më herët ka mbajtur detyrën e drejtorit të  Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm të Burgjeve.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese