Hapësire reklamuese

Politikë

“Me Prishtinën gjërat nuk shkojnë vaj”, Rama “thumbon” PD për Berishën: Do të vijë në Parlament me dhëmballë të prishur

Shkruar nga Newsbomb
“Me Prishtinën gjërat nuk shkojnë vaj”, Rama

Kryeministri Edi Rama mbrëmjen e sotme pranoi edhe njëherë se jo gjithçka shkon vaj në marrëdhëniet me qeverinë e Kosovës, e cila drejtohet nga Albin Kurti, pas përplasjeve për nismën e “Ballkanit të Hapur”,

Pavarësisht kësaj, Rama tha se ne do të punojmë me përkushtim me qeverinë e Kosovës për projektet mes dy vendeve.

Duhet një qasje dhe cilësi e re në marrëdhëniet me Kuvendin e Kosovës, duhet të jemi shumë më të pranishëm në Prishtinë për të diskutuar atje për të ndarë opinione në interes të dy shteteve dhe do i ftojmë shumë më tepër ata.Me qeverinë e Kosovës gjërat nuk shkojnë vaj dhe mosdakordësia për “Ballkanin e Hapur” ka marrë një peshë të pamerituar në këtë mes, por ne do të punojmë me përkushtim që me qeverinë e Kosovës të kemi marrëdhënie sa më vëllazërore duke u përkushtuar në ato punë dhe drejtime që na bashkojnë dhe duke trajtuar me durim mosdakordësinë për “Ballkanin e Hapur” që është zgjedhje e drejtë për të ardhmen e këtij vendi dhe rajoni ku sa më shumë të hapemi dhe ndërveprojmë aq më shumë do të forcohemi në funksion të perspektivës europiane”, u shpreh Rama.

Ndër të tjera Rama tha se PD do të hyjë në parlament me një dhëmballë të prishur, referuar këtu ish-kryeministrit Sali Berisha i cili është shpallur “Non Grata” nga SHBA.  Sipas tij kjo ”dhëmballë” i ka infektuar të gjithë fytyrën PD duke e bërë atë të pavotueshme.

Kush do ta kalojë cakun etik në deklarime publike kush jep shembull të keq në kuvend apo komisione parlamentare, provokime dhe sjellje ekstreme, apo politikë për konflikte dhe jo tema që u interesojnë njerëzve, do jetë një shqetësim jo për opozitën por për grupin dhe për mua. PD do vijë në parlament me një dhëmballë të prishur të cilën ska kurajo ta shkulë dhe as vullnet ta qetësojë. Infektimi  i fytyrës së Pd nga ajo dhëmballë duke  bërë PD të pavotueshme dhe të shpërfyturuar. Pavarësisht se kemi lënë përshtypje të ndryshme sduhet ta kemi gjatë mandatit të 3 luftën me PD. Në fund të këtij mandati sdo vlerësohemi për çfarë i thamë dhe çfarë i bëmë Pd, po për sa më lart do ta ngjisim Shqipërinë”, shtoi Rama.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll