Hapësire reklamuese

Rajoni

Më pranë pacientëve, Spitali Amerikan 2 hap dyert në Kosovë

Shkruar nga Newsbomb
Më pranë pacientëve, Spitali Amerikan 2 hap dyert në

Rrjeti i Spitaleve Amerikane ka vendosur që të jetë më pranë pacientëve duke hapur kështu dyert e spitalit të dytë në Kosovë. Pacientët do të kenë mundësi që të marrin shërbimet më të avancuara nga profesionistë të dalluar në fushën e mjekësisë. Me infrastrukturën moderne dhe pajisjet e avancuara për të përmbushur nevojat e një gamë të gjerë të pacientëve, ky spital vazhdon traditën elitare të sherbimeve të Spitaleve Amerikane.

Ashtu sikurse në Shqipëri dhe në Spitalin Amerikan 1 në Kosovë, njëjtë dhe në këtë spital të dytë , në dispozicion të pacientëve do të jenë një ekip mjekësh të kualifikuar, infermierë dhe teknikë të shëndetit, të gatshëm për të ofruar kujdes shëndetësor të shkëqlyer dhe profesional.

Në spitalin Amerikan 2 në Kosovë do të gjeni një shumëllojshmëri të shërbimeve të ndryshme, duke përfshirë gjinekologjinë-obstetrikë, diagnostikën e avancuar, kirurgjinë, kujdesin e urgjencës, pediatri dhe shumë inovacione në fushën e mjekësisë bashkohore.

Adresa:

Magjistralja Prishtinë-Shkup, Km i 7-te, Preoc, Graçanicë.

Për më shumë informacion kontaktoni në numrat telefonik:

038 60 50 50 / 046 60 50 50

[gallery size="medium" ids="751347,751348,751349,751350,751354,751355,751356,751357,751358"]

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese