Hapësire reklamuese

Aktualitet

Me plumb në kokë dhe gjoks, ekzekutohet në mes të Strasburgut një shqiptar, mediat: Është rreth 60 vjeç, e qëlluan dy persona të maskuar

Shkruar nga Newsbomb
Me plumb në kokë dhe gjoks, ekzekutohet në mes të

Një shtetas shqiptar është ekzekutuar me plumb në gjoks dhe në kokë në mes të Strasburgut, Francë. Mediat vendase shkruajnë se ai është qëlluar nga dy persona të maskuar.

Identiteti i tij dhe shkaqet e vrasjes nuk bëhen ende me dije, ndërkohë që “Le Parisien” shkruan se viktima është rreth 60 vjeç. “Dy burra të maskuar thuhet se u panë në vendin e ngjarjes dhe u larguan me një automjet që u gjet i djegur më vonë”, shkruajnë mediat vendase, transmeton newsbomb.al.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 9:30 të mëngjesit, në lagjen “Plaine des bouchers”.

Sipas raportimeve paraprake, shqiptari i vrarë nuk ishte një emër i njohur për Policinë dhe drejtësinë franceze. Dëshmitë dhe provat e para kanë thënë hetuesit, çojnë në pistën e larjes së hesapeve, megjithatë hetimet dhe kërkimet për atuorët vijojnë.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu