Hapësire reklamuese

Rajoni

Me plumb në kokë, del FOTO e kriminelit serb, shkon në 6 numri i sulmuesve të vrarë

Shkruar nga Newsbomb

Ka shkuar në gjashtë numri sulmuesve të vrarë në Basnjakë të Zveçanit. Sipas Kosova Press mësohet se serbët janë vrarë teksa kanë qëlluar mbi Policinë e Kosovës ndërkohë që po dilnin nga Manastiri aty ku dhe janë pozicionuar rreth 30 persona të armatosur.

Paraprakisht mendohet se grupi i kriminelëve serbë përbëhet nga njësia speciale "Kobra" dhe "Brigada 72", ndërkohë ende nuk ka një konfirmim nga policia e Kosovës për këto të dhëna të fundit.

Nje nga serbet e vrare © Credits kosovapress.com/ Nje nga serbet e vrare © Credits kosovapress.com/

Kujtojmë se rreth orës 02:34 të mëngjesit të 24 shtatorit në hyrje të fshatit Banjskë serbët kanë vendosur dy mjete të rënda kamionë pa targa, duke bllokuar lëvizjen. Policia e Kosovës u nis menjëherë drejt vendit të ngjarjes ku dhe u përballën me sulmet me armë zjarri si dhe me granata dore.

LEXO EDHE: E RËNDË/ Sulmohet policia në veri të Kosovës, humb jetën një efektiv dhe plagoset një tjetër

Efektivët në vetëmbrojtje iu përgjigjën sulmit dhe arritën që të zmbrapsin sulmin fillestar për të krijuar kushte për dhënien e ndihmës dhe tërheqjen e kolegëve të qëlluar me armë zjarri. Si pasojë e këtij sulmi një nga efektivët, Afrim Bunjaku, humbi jetën.

Më herët autoritetet e Kosovës bënë me dije se një grup prej 30 personash të uniformuar, të maskuar dhe të pajisur ushtarakisht me mjete të blinduara dhe armë të rënda të llojeve të ndryshme vijojnë të qëllojnë drejt policisë.

LEXO EDHE: Ishin në krye të detyrës, polici në Kosovë rrëfen si i sulmuan serbët

Efektivi qe u vra mengjesin e sotem nga serbet Efektivi qe u vra mengjesin e sotem nga serbet

LEXO EDHE:E RËNDË/ Sulmohet policia në veri të Kosovës, humb jetën një efektiv dhe plagoset një tjetër

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese