Hapësire reklamuese

Politikë

Me pjesëmarrje masive, përfundon protesta e opozitës

Shkruar nga Newsbomb

Pas më shumë se dy orësh është mbyllur protesta e opozitës. Edhe pse nisi si një protestë e qetë, disa nga të pranishmit hodhën sende dhe bomba molotov drejt shkallëve të Kryeministrisë.

Protesta e opozitës e thirrur nga grupi i Rithemelimit dhe partitë e tjera opozitare nisi rreth orës 17:40. Në këtë protestë kanë mbajtur fjalën disa nga deputetët dhe ish-deputetët e PD. Fjalën i pari e mori Luçiano Boçi, por edhe Flamur Noka, Gazment Bardhi dhe Albana Vokshi. Në fund përmes një video-konference, mbajti fjalën e tij edhe kryedemokrati Sali Berisha.

Më pas kur gjithçka dukej sikur mbaroi, mjete piroteknike të rrezikshme, gurë dhe shashka u hodhën në drejtim të efektivëve që u bënë gardh para Kryeministrisë. Asnjë nga drejtuesit e opozitës nuk i ka ndaluar protestuesit, por i kanë lejuar ata që të sulmojnë policët.

Nga ana e këtyre të fundit, nuk ka pasur në asnjë moment reagim, përveç rritjes së nivelit të gatishmërisë për çdo përshkallëzim të mundshëm, shkruan newsbomb.al.

Pamje nga shperthimi i shisheve me benzine te protesta Pamje nga shperthimi i shisheve me benzine te protesta

Pas efektivëve të rendit kanë dalë Forcat e Ndërhyrjes së Shpejt dhe Forcat Shqiponja, nisur nga tentativat për çarë kordornin e sigurisë. Më shumë se 10 shishe me benzinë (të ashtuquajtura bomba molotovë) janë hedhur drejt Policisë dhe shkallëve të Kryeministrisë.

Lexo edhe: Shtëpia podium për Sali Berishën: Qëndrestarë, ju jeni uragani i lirisë! Nder paçi gjithmonë

Pamje nga shperthimi i shisheve me benzine te protesta Pamje nga shperthimi i shisheve me benzine te protesta

Kordoni i parë i policëve të thjeshtë që qëndronin në rreshtin e parë u zëvendësua me efektivët e FNSH-së, të përgatitur me skafandara dhe mburoja të posaçme, shkruan newsbomb.al. Edhe gardhi metalik është rrëzuar në një pjesë të tij.

Policia e Shtetit ka pas informacione për akte të dhunshme në këtë tubim të parë të opozitës, pas bashkimit të fraksioneve kryesore të saj, por fatmirësisht tensionet nuk kanë vazhduar për shumë gjatë.

Lexo edhe: Jorida Tabaku e Alfred Rrushaj “braktisin” Bashën, i bashkohet protestës së Berishës

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese