Hapësire reklamuese

Aktualitet

Me pistoletë “Zastava” në gjimnaz, arrestohet nxënësi në oborrin e shkollës në Shkodër

Shkruar nga Newsbomb

Arrestohet në flagrancë në oborrin e shkollës  një nxënës për  armëmbajtje pa leje. 

Ngjarja ndodhi dj, ku nga efektivët e Komisariatit të Policisë Shkodër bënë të mundur arrestimin në flagrancë  në oborrin e shkollës nxenësin R. N, 15 vjeç. Ai është banues në Shkodër, nxënës i klasës së 10-të të një gjimnazi në Shkodër.

Arrestimi i tij u bë pasi u kap në flagrancë me një armë zjarri, tip pistoletë, e markës "ZASTAVA",  pa fishekë e cila u  sekuestrua në cilësinë e provës materiale dhe do ti nënshtrohet ekzaminimit të mëtejshëm.

Materialet proceduriale iu referuan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë  Shkodër për veprën penale të "Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe e municionit’. 

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll