Hapësire reklamuese

Aktualitet

Me pistoletë pa leje dhe qese me kokainë, 26 vjeçari i arrestuar nga Operacionalja është lojtar i Partizanit (EMRI-DETAJE)

Shkruar nga Newsbomb
Me pistoletë pa leje dhe qese me kokainë, 26 vjeçari i

Eraldo Vora, 26 vjeç, është arrestuar në flagrancë nga Policia në Durrës, pasi mbante me vete një armë zjarri pistoletë pa leje. Nga kontrolli që i është bërë më pas në shtëpi, i janë gjetur kokainë dhe sende të tjera të kundraligjshme.

Forca Operacionale dhe strukturat e Narkotikëve në DVP Durrës, në bazë të informacioneve të mara në rrugë operative, kanë finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Sallmone”, në kuadër të të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi:

– Eraldo Vora, 26 vjeç, banues në Sallmone, Shijak, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin tip “Audi”, me të cilën ky shtetas po qarkullonte, iu gjet dhe sekuestrua një armë zjarri pistoletë, 1 krehër dhe 10 fishekë.

Newsbomb.al mëson se 26 vjeçari i arrestuar sot është lojtar i ekipit të Partizanit në volejboll. Sezonin e kaluar ai ka qenë pikërisht lojtar i të kuqve, ndërsa për këtë sezon federimet nuk janë mbyllur ende dhe nuk dihej ku do të luante Eraldo Vora. E sigurt është se tashmë, ai do të qëndrojë në qeli, me 4 vepra penale që rëndojnë mbi të.


Në vijim të kontrollit në banesën e shtetasit Eraldo Vora, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale rreth 14 gr. lëndë narkotike e dyshuar kokainë, 1 peshore elektronike, një shkop metalik dhe sende të tjera të kundërligjshëm. Gjithashtu, në banesën e këtij shtetasi u konstatua lidhje e paligjshme e energjisë elektrike.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprat penale “Armëmbajtja pa leje”, “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”, “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike” dhe “Vjedhja e energjisë elektrike”.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll