Hapësire reklamuese

Aktualitet

Me pistoletë me silenciator dhe kokainë, "Shqiponjat" prangosin 39 vjeçarin në Tiranë

Shkruar nga Newsbomb

Një 39 vjeçar nga Tirana ka rënë në prangat e Policisë, pasi mbante me vete armë zjarri pa leje dhe një sasi lënde narkotike kokainë. Ai tashmë akuzohet për tre vepra penale.

"Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme "Shqiponja", bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative se në rrugën dytësore Tiranë-Durrës, lëvizte një shtetas i armatosur, kanë organizuar punën dhe kanë finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Ekol”. U bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit:

- J. M., 39 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit" dhe "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve".

Gjatë kontrollit në çantën e këtij shtetasi, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri pistoletë, një silenciator, një krehër, municion luftarak dhe një lënde të dyshuar narkotike kokainë. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale", njofton Policia.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll