Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Me Petrit Vasilin por pa Gaz Bardhin, Berisha mbledh militantët para Kuvendit

Shkruar nga Newsbomb
Me Petrit Vasilin por pa Gaz Bardhin, Berisha mbledh militantët para

Demokratët e drejtuar nga ish-kryeministri Sali Berisha, kanë nisur protestën e tyre para Kryesisë së Kuvendit, në të njëjtën kohë kur brenda godinës Këshilli i Imunitetit dhe Mandateve po diskuton shkresën e SPAK për lejimin e arrestimit të Berishës.

Lideri i demokratëve nuk ka pranuar të shkojë në seancë, duke njoftuar më herët përmes një deklarate në seli se, nuk mund të shkonte në Kuvend dhe të poshtërohej nga socialistët.

Një numër i vogël demokratësh janë mbledhur para Kryesisë së Kuvendit, ku përfshihen qytetarë të zakonshëm dhe përfaqësues të opozitës. Kjo është protesta e parë që është thirrur në kohë rekord dhe sipas demokratëve, hap siparin e protestave kombëtare.

Ajo që bie në sy është se në krah të Sali Berishës shfaqet besniku dhe bashkëpunëtori i tij në grupin e Rithemelimit, Flamur Noka. Por në këtë protestë nuk merr pjesë Gazment Bardhi, i cili që në ditët e para kur teza e protestës është artikuluar, ka qenë kundër.

Në anën tjetër qëndron deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, i cili mban krahun e aleatit opozitar të këtij grupimi.

Megjithatë, pavarësisht protestës dhe tubimit që po mbahet nën dritaret e sallës ku po diskutohet për heqjen e imunitetit ndaj Sali Berishës, deputetët socialistë dhe të tjerët pritet të votojnë pro këkresë së Prokurorisë së Posaçme.

Kryeprokurori Altin Dumani, kërkon që Kuvendi të lejojë arrestimin e deputetit Sali Berisha, pasi ai ka shfaqur mospërfillje ndaj vendimit të Gjykatës së Posaçme për "Detyrim paraqitje" dhe "Ndalim i daljes jashtë vendit", për akuzat që lidhen me dosjen "partizani".

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese